Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin në selinë e PS
Rama u bëri thirrje të gjithë personave që duan të jenë deputetë, të tregojnë veten dhe se çfarë mund të bëjnë për popullin.
Madje ai u ka kërkuar që mos bëjnë fjalime, ku lëvdojnë Kryeministrin, por të tregojnë veten dhe se çfarë mund të bëjnë me idetë dhe punët e tyre.
“Kjo platformë është një mundësi, po, për të hyrë, por nuk është një tapet i shtruar. Nga momenti aplikimit deri në përzgjedhje duket të tregoni vazhdimisht se kush jeni. Jo me fjalë, jo me një video, jo letër motivimi. As me një fjalim ku të thonë “kryeministri Shqipërisë, kryeministri Shqipërisë…”.
Gjëja e parë që unë do të sugjeroja është hiqeni kryeministrin e Shqipërisë nga fjalimet për ta lartësuar, po thuajuni njerëzve se çfarë do bësh ti që kryeministri Shqipërisë të bëhet edhe më i mirë për ta.
Hiqeni për këtë kemi nevojë ne nga ju. Kemi nevojë për brohoritjen. Ka një kohë për të brohoritur dhe për të luftuar dhe një kohë për të kundërshtuar. Ju uroj sukses të gjithëve dhe ju inkurajoj që të vazhdoni. Është një rrugë e përpjetë, por është rruga ku në fund ja del ai që është i gatshëm t’i duroj të gjitha”, tha Rama ndër të tjera.