Komisioni i Sigurisë është përfshirë nga tensione mes kryetarit Nasip Na֛ço dhe deputetit demokrat Ervin Salianji.
Salianji kërkoi praninë e Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit në komision.
Salianji: Ku ka kohë ai për njerëzit, na thuaj deri kur është situata do të vijmë edhe për burgjet, kur e keni lënë që të vijë drejtori i përgjithshëm i policisë, ikën njëri vjen tjetri, jo është i sëmurë, jo është pak me bark, të vijë këtu o zotëri çfarë janë këta. Është mbyllur në bunkier.
Naço: Më në fund arritët të firmosin 8 deputetë, ky është lajmi i mirë.
Salianji: Do të bëhemi 75 mandatin tjetër, jemi në rritje.
Naço: Më në fund u bëtë 8, një nga lajmet më të mira. 4 kanë aplikuar, 3 nuk guxojnë të aplikojnë, ky është lajm i mirë.
Mos u bëj si këta që kanë marrë analfabetë se ju jeni profesionistë, mirë ne i kemi të gjithë të zezat, a e kanë zbatuar ligjin apo jo, ç’lidhje ka kjo me çmimin e sheqerit, a e keni lajmëruar ministrin e Brendshëm të vijë të japë llogari apo jo. Nuk ka lidhje kjo me kartat e sigurisë. S’po e pyes për ndeshjet e futbollit si kanë dalë dje, unë po them ministrin e Brendshëm.
Naço: Më në fund opozita është zgjuar.
Top Channel