Të tjera detaje janë bërë të ditura nga dosja e ish-kompleksit Partizani. Është mësuar se dhëndri i paguante ish-kryeministrit shpenzime të mëdha, pas marrjes së pronës te “Partizani”.

Arben Meçe në një interviste në “Tirana Live” në ABC News, foli për dosjen e SPAK ndaj për ish-kryeministrin Sali Berisha, në të cilën janë zbardhur edhe detaje të reja.

Gjatë intervistës, Meçe nënvizoi se tashmë dosja përmban 500 faqe me fakte dhe të dhëna dhe se tashmë po zbërthehet ajo që pritej.

“U bënë nëntë muaj që kur është kërkuar masa e sigurisë dhe është hapur dosja për hetim ndaj Berishës dhe Malltezi. Tashmë janë 500 faqe që kanë brenda vetes fakte, dhe natyrisht po bëhen publike dhe po zbërthehet atë që opinioni publik e priste nëse kemi të bëjmë me një vepër penale, apo goditje politike”, tha Meçe.

Gjithashtu ai u shpreh se thelbi i hetimeve mbetet korrupsioni, ndërsa nënvizoi se si fillim duhet të identifikohet vepra penale, më pas hetimi.

/abcnews.al/