Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi në një komunikim për mediat foli për mbledhjen e grupit, ku edhe u pyet lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.
Sa i përket diskutimeve të zhvilluara në mbledhjen e Grupit, Peleshi tha se fokusi ishte edhe te buxheti i vitit të ardhshëm. Sa i përket çështjes së Olta Xhaçkës, Peleshi sqaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është trajtuar me seriozitet.
“Grupi parlamentar duhet të bëjë pjesën e vet për të adresuar mendime e duhura”, tha ai. I pyetur lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës u shpreh:” Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e zbatuam sa i përket futjes në seancën plenare. U zbatua për ta trajtuar në seancë. Është e vërtetë që ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit pro, kundër, abstenim që është shprehje e paqartësisë. Në vendimin Kushtetuese e kemi trajtuar me seriozitetin që i takon e kemi trajtuar në Këshillin e Legjislacionit dhe pa hezituar ashtu siç kërkonte ky vendim e kaluam në seancë. Nuk kishte një vendim politik, nuk ishte vendim grupi sepse i tillë është rasti”, tha ai.