Donald Trump ka përshkruar momentin kur u dëgjuan të shtënat me armë, duke thënë se agjentët e Shërbimit Sekret vrapuan menjëherë për ta mbrojtur sapo dëgjuan katër deri në pesë të shtëna armësh, ndërsa po luante golf.

“Gjithçka ishte e bukur, vend i këndshëm për të qëndruar kur papritur dëgjuam të shtëna në ajër, dhe  mendoj ndoshta katër ose pesë, dhe dukeshin si plumba, por çfarë di unë për këtë?

Por Shërbimi Sekret e kuptoi menjëherë se ishin plumba”, tha Trump.

Në daljen e tij të parë publike që nga atentati i dytë, Trump falënderoi Shërbimin Sekret.

“Shërbimi sekret bëri një punë të shkëlqyer, të gjithë bënë një punë të shkëlqyer,” tha ai.

Trump lavdëroi gjithashtu civilin që dha targën e të dyshuarit, gjë që ndihmoi autoritetet të gjurmonin makinën e tij.

 “Civili bëri një punë fenomenale”, tha ai.

Ndërkohë, detaje të reja janë bërë publike nga tentativa e dytë për atentat ndaj ish-presidentin Donald Trump.

Sipas dokumenteve, të cilat janë paraqitur në gjykatë, nga të dhënat telefonike është zbuluar se i dyshuari mund të ketë qëndruar në pritje për gati 12 orë të shtunën.

Më pas, shërbimi Sekret hapi zjarr pasi njëri prej agjentëve pikasi grykën e pushkës që dilte nga shkurret të dielën, mbi 300 metra pranë fushës ku ish-presidenti po luante golf. Fatmirësisht askush nuk u lëndua..

Një gjykatë federate ngriti akuza për armëmbajtje ndaj Ryan Ëesley Routh një ditë pasi ai u pikas ndërsa fshihej me një armë në shkurret përreth fushës së golfit të ish-presidentit në Florida.

Ndërkohë, djali i autorit të dyshuar thotë se babai i tij nuk është njeri i dhunshëm dhe as që e besonte se ai mbante armë.