Baleri i njohur shqiptar, Edi Blloshmi është kthyer së fundmi në Shqipëri, ku dhe mban postin si drejtor i baletit në Teatrin e Operas dhe Baletit.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai tregoi se ka qene një vendim i vështirë të linte skenën e Lyon pas 20 vitesh.

Edi ka theksuar se i erdhi një ftesë nga drejtoresha gjenerale, Abigeila Boshtina, që bëri ta pranonte këtë kërkesë.

“E kam vendosur të rri, përfundimisht nuk e di akoma, por e kam vendosur të rri. Ishte një vendim i vështirë sepse çdo gjë shkonte mirë atje ku isha. Isha në pozicionin e solistit të parë te Teatri i Lyonit. Kisha krijuar një lloj eksperience, network-u shumë të madh në Francë, dhe e shikoja të ardhmen atje. Por isha këtu dy vjet, pjestar i bordit te Teatri i Operas, ku investuam të ngrem nivelin e artit në Shqipëri.

Ndihmuam Teatrin e Operas të shkojë lart dhe kjo më ka bërë të mendohem gjatë për këtë vendim që mu propozua nga Abigeila Boshtina, drejtoresha gjenerale. Siç e thash, isha skeptik më përpara se nuk isha i sigurt nëse dua ta marr këtë pozicion më përpara apo ajo, por kur pash vullnetin e saj, mënyra se si insistoj, është një artiste e shkëlqyer, një nënë. Më dha një lloj shtyse, sepse mënyra se si ajo donte ta zhvillonte këtë trup se si donte ta ngrinte nivelin, pasioni i saj për këtë lloj art forme, më bëri që të them po, sepse e kam dëshirë bashkë me të të ngremë nivelin e kësaj trupe, jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë saj”, u shpreh balerini./abcnews.al