Një kambist në qytetin e Sarandës ka rënë pre e grabitjes pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr. 4 Kodër të qytetin.

Sipas informacioneve të para, 2 persona të maskuar i kanë ngritur një kurth kambistit në hyrjen e pallatit dhe sapo ka tentuar të hyjë në ashensor, e kanë goditur duke i rrëmbyer edhe një shumë parash prej 500 mijë lekë të reja.

Policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat, duke bërë edhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën përreth.

(E.H/Faxweb.al)