Shuhet në moshën 92 vjeçare legjenda e volejbollit shqiptar Vangjel Koja.
Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, trajneri i ekipit të vajzave të volejbollit Orlando Koja.
Vangjel Koja e ka nisur karrierën si atlet, me pas si basketbollist dhe volejbollist duke u bërë trajner i skuadrës së Dinamos në volejboll për meshkuj.
Ai i ka dhënë shumë këtij ekipi duke fituar disa tituj kampion dhe duke lënë gjurmë edhe në kompeticione europiane.Pasionin për volejbollin Vangjeli ia trashëgoi edhe djalit të tij Orlandos i cili edhe sot po nderon emrin e babait të tij.
Homazhet do të mbahen këtë paradite në kishën e Shën Sotirit e më pas do ti jepet lamtumira e fundit legjendës së volejbollit shqiptar.
Top Channel