Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka thirrur për të dëshmuar gazetarin Artan Hoxha në lidhje me hetimin e “21 Janarit” në cilësinë e personit që ka dijeni.
Ai pritet të dorëzojë në këtë prokurori audio-përgjimin e marrë nga komunikimi në radio mes Gardës së Republikës së Shqipërisë më 11 janar 2011.
Qëllimi final i gjithë kësaj lëvizjeje është për të marrë një përgjigje se kush e dha urdhrin për të qëlluar në drejtim të protestuesve, ku si pasojë katër persona humbën jetën.
Ky audio-përgjim i përfituar mes pjesëtarëve të Gardës dhe vartësve të tyre është bërë publik për mediat prej gati një viti, por nuk është dorëzuar në autoritete, pasi vetë familjarët e Aleks Nikës kanë kërkuar që ky material të dorëzohet vetëm në SPAK.
Top Channel