Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në ditën e parë të punës, emëroi Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollarin, bashkëshorten e Dëshmorit të Policisë, Sajmir Duçkollari.

Anisa mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën, i cili kishte mbushur moshën e pensionit, raporton gazetarja Dorjana Bezat.

Kjo është hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme.