Ekipi i Top Channel këtë të premte ndodhet në Tziv’on, kibutz në Izraelin verior.
Tziv’on është i vendosur pranë Safed dhe kufirit libanez, ai bie nën juridiksionin e Këshillit Rajonal të Galilesë së Epërme. Në vitin 2021 kishte një popullsi prej 338 personash.
“Pak sekonda më parë një raketë e Hezbollahut ka shpërthyer në afërsi të fshatit, për fat nuk ka viktima, por ishte një shpërthim i fuqishëm që tronditi makinën me të cilën po udhëtonim. Duket se Hezbollahu ka mjetet e mundshme për të sulmuar në brendësi të territorit”, tha korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe.
Top Channel