Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabovë në Elbasan. Mësohet se një 53-vjeçar po priste pemët me motosharrë në malin e Valmarit. Si pasojë, njëra prej tyre e ka zënë poshtë.

Burri nuk ka arritur t’i shpëtojë dëmtimeve të mëdha dhe ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al