Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve në qytetin e Vlorës.
Pjesë e këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet me prioritet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike. Grupi i auditimit ka nisur tashmë punën pranë këtyre institucioneve si dhe në terren. Pritet që pjesë e këtij auditimi të jenë institucionet e pushtetit lokal si dhe ato qendror, si për shkaqet që çuan në përmbytjet po ashtu edhe për menaxhimin e situatës nga institucionet përkatëse. Auditimi i cili është ngritur me prioritet mbi situatën dhe në mënyrë emergjente, do të zgjasë disa ditë ku në fund do të jetë dhe raporti përkatës.
Atird Hoxha kryetari i PD dega Vlorë, kallëzon n Prokurori për shpërdorim detyre lidhur me situatën e përmbytjeve.
“Në lidhje me përmbytjet e zhvilluara në qytetin tonë më datë 4 tetor, ne kemi depozituar pranë Prokurorisë një kallëzim penal. Ky vjen nga PD, dega vlerë për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për dëmet e shkaktuara. Ne kërkojmë që të veprojë me shpejtësi në mënyrë që të gjejë prova.”, u shpreh demokrati Hoxha.
Top Channel