E fitoi edhe një tjetër kupë. Lionel Mesi shpesh nuk krahasohet me Kristiano Ronaldon, që thuhet se ka një egoizëm të skajshëm, por megjithatë rekordet po I arrin njëri pas tjetrit.

Edhe pse ndoshta nuk do të jetë numri 1 në histori për golat e shënuar, ai është I pari në renditjen e futbollistëve me më shumë trofe.

Superkupa amerikane e fituar me ekipin e tij, Inter të Majemit, ishte titulli I 46-të I arritur në karrierë.

Kuptohet, shumicën I ka me Barcelonën, plot 35, 3 me Paris SG, dy me Interin, dhe pjesën tjetër me ekipet kombëtare të Argjentinës.

Kulmi, ishte Kupa e Botës e pronësuar në Katar në dhjetor 2022.

Me 46 tituj gjithsej, argjentinasi lë pas brazilianin e shquar, Dani Alvesh, të cilin e ka pasur shok skuadre, dhe që ka 43.

Gjithsesi, Mesi kërkon edhe një rekord tjetër.

Në finalen e Superkupës së Shteteve të Bashkuara, njërin nga golat ai e realizoi me goditje dënimi.

Tashmë, kampioni I botës ka 66 goditje dënimi, duke qenë në vendin e tretë për të gjitha kohët.

“Pleshti” është vetëm 4 gola larg legjendës braziliane, Pele, që ka 70.

Në vendin e parë është braziliani tjetër, I jashtëzakonshmi Zhuninjo Pernambukano që ka arritur deri në 77 rrjeta me goditje dënimi në karrierën e tij.

Gjithsesi, Mesi duhet të ruhet edhe nga Kristiano Ronaldo që ka 64 gola të tillë, pra është vetëm 2 gola prapa tij, dhe që vazhdon të jetë aktiv.