Shpresat e Tottenham për të përfunduar sezonin brenda katër ekipeve të para në Premier League morën një goditje të madhe pasi pësuan një humbje 3-1 ndaj Leeds United në udhëtim.
Dallas kaloi vendasit në epërsi, para se Son të barazonte shifrat, shkruan Gazeta Express.
Tre minuta para fundit të pjesës së parë Bamford e kaloi Leedsin sërish në epërsi, kurse Rodrigo ia dha mysafirëve goditjen përfundimtare në minutën e 84-të.
Me këtë humbje Tottenham mbetet në vendin e gjashtë me 56 pikë, tashmë shumë larg katër vendeve të para.Reklamë
Leeds në anën tjetër shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e nëntë dhe ka gjasa të inkuadrohet në vendet që dërgojnë në garat evropiane. /Gazeta Express/