Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka sqaruar sot se masat e marra në lidhje me mallrat serbe, të cilat u anuluan dy ditë më parë, nuk ishin masa tregtare, por masa sigurie.

Kreu i qeverisë ka përmendur fatin që Serbia katër herë ka dërguar pranë kufirit me Kosovën ushtrinë dhe aksionet në Veri ku u konfiskuan një sërë armatimesh.

“Kosova nuk ka masa tregtare ndaj Serbisë. Kosova ka masa të sigurisë për shkak se për dy vjet na e ka sjellë katër herë ushtrinë afër kufirit dhe për shkak se kemi konfiskuar katër herë sasi të jashtëzakonshme, enorme të armatimit, në ndërkohë që grupi terrorist i Milan Radojçiç mbetet i lirë në Serbi”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)