Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Presidencë.
Ai është pritur nga presidenti i vendit tonë Bajram Begaj.
Sipas agjendës pas takimit me Begajn, ai do takohet me kryeministrin Edi Rama. Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime.
Top Channel