Një 49 vjeçar në Pogradec është arrestuar pasi plagosi me thikë fqinjin e tij gjatë një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në lagjen nr.4.
37-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
49 vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për krime kundër personit.
Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas ka precedent të mëparshëm, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”./abcnews.al