Samitit i Procesit të Berlinit 2024 mblodhi sot në Berlin krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian të përfshira në proces.

Përfundimi i punimeve këtë të hënë, u mbyll me nënshkrimin e deklaratave në kuadër të Procesit të Berlinit për Tregun e Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe për pranim e studim në Arsimin e Lartë.

E pranishme në këtë takim ishte edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila mori pjesë në samit në emër të BE-së. Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe qëllimi kryesor i formatit që në fillim ka qenë t’u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me BE-në – në mënyrë që të përmbushin rekomandimet e bëra në BE në Selanik në 2003, kur këtyre vendeve iu premtua anëtarësimi në BE./abcnews.al