Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e Europës, një protestë e paprecedentë nga ligjvënësit shqiptarë. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se deputetët e PD do të protestojnëpërpara Parlamentit Europian në datën 23 tetor në Strasburg.

“Deputetët do të shkojnë të protestojnë përpara Parlamentit Europian teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian. Bëhet fjalë përrreth 30 deputetë të PD. Është e para herë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian”, raportoi gazetari Stafa.

Me anë të kësaj proteste deputetët shqiptarë të PD kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për perjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe t’u tregojnë atyre për burgosjet politike të funksionarëve të PD-se.

(BalkanWeb)