Partia Demokratike ka publikuar një video ku pretendon se një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë i ka drejtuar armën deputetit demokrat, Luan Baçi.

Përplasja ka ndodhur në hyrje të ambienteve të Kuvendit ku deputetët e opozitës i ishin afruar protestuesve që kishin ardhur nga protesta përpara Bashkisë e Tiranës.

Në një moment deputeti Baçi i heq kapelen efektivit të FNSH-së, teksa në një prononcim për mediat ai tha se efektivi i kishte drejtuar armën.

“Ne ishim duke shkuar në parlament dhe ata plehra që janë aty, polici nxori pistoletën dhe më pas filloi të gjuante me atë”, tha deputeti i PD-së, Luan Baçi për mediat tek parlamenti.

https://youtube.com/watch?v=ZvRUXBBQcUk%3Fsi%3D0SO3NIbEKA7RT0NH

Top Channel