Sipas MeteoAlb, orët e paradites mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit por orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të paraqiten në zonat verilindore – juglindore duke gjeneruar rrebeshe shiu.
Po ashtu, do të ketë shtim të lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të qyteteve të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi juglindor. Për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 ballë. /tvklan.al