Donald Trump kryeson garën në sondazhe përballë Kamala Harris, ku kanë mbetur vetëm dy javë nga data e zgjedhjeve presidenciale.
Në sondazhin e nisur nga portali më i madh i parashikimeve në botë, Polymarket, Trump vijon të kryesojë me 64.1% kundrejt 35.8% të kandidates demokrate. Një diferencë tepër e madhe duke parë nga distanca që ata kanë pasur që nga fillimi i fushatës.
Kur Harris mori vendin e Biden në garën përballë ish-presidentit, ajo pati një rritje në mbështetje, duke qenë përpara Trumpit, por gjërat kanë ndryshuar javët e fundit, me republikanin që duket se ka marrë një mbështetje të zjarrtë, duke thelluar diferencën.
Tashmë çdo gjë pritet të shihet pas 5 nëntorit, kur amerikanët do votojnë për presidentin e tyre të radhës.