Nëntë të akuzuarit për inceneratorin e Elbasanit kanë përfunduar mbrojtjen këtë të premte, në sallën e gjyqit që po mbahet në GJKKO.
Gazetarja e Top Channel e cila ka ndjekur nga afër të gjithë procesin, Anila Hoxha, bën me dije se seanca u shty për në 8 nëntor, ditë kur do të shpallet vendimi.
Ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishte i pranishëm, ndërsa mbrojtjen e tij e kanë lexuar avokatët. Mungesën e tij në sallë, avokatët e arsyetuan me probleme shëndetësore.