Numri një i stolit të Elbasanit, Roberto Bordin analizoi barazimin 1-1 me Skënderbeun.
“Mendoj se para golit të tyre, kishim 2-3 situata të rëndësishme me Ze Gomesh ku mund të shkonim në avantazh. Pastaj ishim të aftë të rikuperonim rezultatin para fundit të pjesës së parë. E qartë që ishim me një më shumë por kemi krijuar kushedi sa raste për gol dhe i keni parë pritjet e portierit dhe disa pasaktësi tonat në gjuajtje. Gabimet tona janë ekzagjerimet për të kërkuar golin menjëherë, duke rrezikuar të pësonim gol në situata një kundër një, ishte i aftë Razak që na shpëtoi.
Kishim shumë krosime. Dy rastet që i kishte Ze Gomesh ishin para golit të tyre. I bëri Lila që ishte një anësor, ose Hakaj, ndeshjet zgjatin 90 minutash. Kur mundesh, i bën, kishim raste para golit, por sidomos pas golit kishim shumë. Modulin e ndërrova me një lojtar më shumë. E nisim me 3-5-2, por mund ta ndryshojmë në bazë të ndeshjes, siç ndodhi sot”, tha Bordin.