Strategu i fushatave zgjedhore Jim Messina thotë se të dyja fushatat, e Harris dhe e Trump besojnë se të dhënat tregojnë se ata do të fitojnë.
Messina, i cili drejtoi fushatën e rizgjedhjes së Obamës në vitin 2012, thotë se nuk e ka parë këtë lloj mospërputhjeje në të dhëna që nga viti 2012. “Kështu që unë mendoj se rezultati do të jetë i ngushtë”, iu tha ai kolegëve në programin Today të Radio 4.
Ai thotë se më shumë se 50% e votuesve të hershëm janë gra: “Ky është një numër historik që tregon sesa entuziaste janë gratë. Nëse do isha në fushatën e Harris, ky numër do më jepte besim të madh.” Votimi i hershëm tregon se republikanët po votojnë në numër më të madh se demokratët. Ky është një avantazh për Trump. Ish-presidenti po merr një numër historik të votuesve të rinj meshkuj që janë tradicionalisht demokratë, thotë Messina.
Ky vit ka parë gjithashtu “hendekun më të madh gjinor në historinë e politikës amerikane”, vazhdon ai, me gratë që votuan për Kamala Harris dhe burrat për Donald Trump. Ai beson se vota e grave mund të jenë faktori përcaktues në zgjedhje.
Të dyja palët i kanë thënë atij se votuesit e pavendosur do të votojnë për Harris.
(Balkanweb)