Ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK deputeti i PD-së Asllan Dogjani. Në një prononcim për gazetarët ai u shpreh se është thirrur nga prokurorët për një kallëzim që ka bërë vetë. Sipas Dogjanit, bëhet fjalë për një padi lidhur me një pronë publike që sipas tij është zaptuar në zonën ku banon, në Tiranë.https://www.youtube.com/embed/YO5WEPlYFOw?si=0ruu54Nuz6gIecF7


“Isha për një kallëzim timin për grabitjen e një prone publike në Tiranë.  Konkretisht bëhet fjalë për një pronë publike, ja këtu sa kalon rrugën, në zonën ku unë banor. Është një pallat i ndërtuar në vitin 2006 dhe ndërtuesi, zaptuesi në vend që të legalizonte pallatin për 20 vite, ka zaptuar një pronë dhe e ka legalizuar në mënyrë të paligjshme ish-kopshtin 33 bashkë me 210 m2 tokë.

Por jo vetëm kaq, na ka zaptuar edhe pjesën tjetër shërbyese të pallatit që ishte planifikuar për lulishte. Dhe sot, nënat me fëmijë, pensionistët nuk mund të dalin përpara pallatit sepse ky zaptuesi e përdor për parkim privat në 20 vite dhe përfiton nga ky parkim.

Ne si banorë ju drejtuam me kallëzim penal SPAK-ut. Kemi bërë ankesa në Prokurori, te kryetari i bashkisë. Kjo tokë që është zaptuar ka qenë me pronar, por nuk u është kthyer pronarëve sepse do të bëhej kopsht. Pjesa tjetër do bëhej lulishte. Iu drejtuam dhe Kadastrës.

Kallëzimi i SPAK-ut i kaloi Prokurorisë së Tiranës. Gjyqtarja nuk e pranoi praktikën që kishte bërë vetë Kadastra që e kishte anuluar. Gjyqi vazhdon se është në gjykatë Apeli, njëkohësisht pronarët kanë bërë padi civile për ta rikthyer tokën në emrin e tyre. Kam komunikuar me Ministrin e Brendshëm dhe me vetë Edi Ramën. I kam thënë hajde mor zotëri se siç ndodh te pallati jonë, ndodh në gjithë Tiranën. Ka ardhur dhe Balla aty e më tha ke të drejtë e do ta ndjekim”, deklaroi ai.

/tvklan.al