Alvaro Morata ka përfunduar në spital pas një përplasjeje në kokë me shokun e skuadrës, Strahinja Pavloviç.

Sulmuesi spanjoll i Milanit do ta kalojë natën nën vëzhgimin e mjekëve si masë paraprake sepse pësoi një dëmtim në kokë në stërvitje me mbrojtësin serb.

Trajneri Paulo Fonseka rrezikon seriozisht të mos ketë në dispozicion sulmuesin në transfertën kundër Kaljarit. Morata ishte protagonist në fitoren madhështore 3-1 kundër Realit në Champions, ku shënoi edhe golin e dytë të takimit.

Gjatë stërvitjes së mëngjesit të sotëm, sulmuesi spanjoll u përpoq të gjuante një top me kokë, por u përplas me mbrojtësin e skuadrës së tij dhe u rrëzua në tokë pothuajse pa ndjenja. Ai u transportua menjëherë në spitalin e Lenjanos.

Morata iu nënshtrua një rezonance e cila për fat të mirë dha rezultat negativ, por si masë paraprake do ta kalojë natën në spital ku do të monitorohet orë pas ore.

Top Channel