Biseda të tjera janë publikuar lidhur me çështjen ndaj ish-deputetit Jurgis Çyrbja.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Çyrbja ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror.
Ish-deputeti i cili u la në burg nga Gjykata e Posaçme akuzohet për tre veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Më poshtë nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni Sky Ecc ish-deputeti i jep informacion sekret të kërkuarit Kreshnik Budllas.
Jurgis Cyrbja ka komunikuar me Kreshnik alias Sokol, alias Besnik Budlla alias Koçi, alias Farruku gjatë periudhës 30.11.2020- 10.02.2021.
Në datën 02.12.2020 Çyrbja informon bashkëbiseduesin që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga punonjësit e Shërbimit Informativ.
“Vetëm shih SHIK-un mos ka njeri vërdall”.
Në datë 29.12.2020, Kreshnik Budila i thotë”…Si thu vlla, vjen dot. Po ça të bojm pun s’kemi. Kërkim jemi… Po më thonë çunat është rrethu zona. Pyte pak, ka nai gjo se un lëviza nga zona. Jam peralt Ki ai me gur. Ke parasysh, Ki kasteli”.
“Po e di, nje mim”, ia kthen Çyrbja.
Në datën 29.12.2020 Kreshnik Budlla, ka kërkuar nga i hetuari që të pyeste lidhjet e tij me punonjësit e policisë: “Ik takoje pak, shif si esht puna. Nse po sillen ne zon. Jan civil, katër pesë makin, X5 dhe dy tre makina”.
“Ça ngjyre është x 5 gri? Se Durrsi nuk është”.
“Kan mor vllain e vogël vlla. Tani, Se di pse. Pyt pak ca kan. Këtu jam. E kan len atë burazer kërkonin mu””, thotë Kreshniku.
“Vlla jam blloku gjithë llogarit e mia”, thotë më pas Kreshniku.
Sipas informacioneve më pas, rezultoi se Kreshnik Budlla ishte person i shpallur në kërkim.
Top Channel