Kristaq Kume, ish kreu i KQZ tha se janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë PD për rivotim në 9 qarqet.
Në një lidhje live në Open ai tha se KAS nuk do referohet fare kësaj teme, pasi vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore.
“KAS nuk do ta trajtojë fare këtë gjë. Që të përsëriten zgjedhjet duhet të ketë shkelje ligjore. Që vota është e pavlefshme nuk është shkelje ligjore. Votat e pavlefshme duhen referuar sipas qarqeve. Informacioni është i bollshëm dhe referues. Por KAS nuk do të përgjigjet fare. KAS nuk shprehet për akuzat se zgjedhjet janë të pavlefshme se u blenë, apo se administrata u përdor.
Votat e pavlefshme duhen konfiskuar nga SPAK. Mund të ketë lëvizje mandatesh, por jo ribërje të zgjedhjeve. Ka probleme të shumta që ndeshi ky proces zgjedhor, mund të ketë ndikuar edhe në rezultat, por këto duhet të hetohen nga organet ligjzbatuese. KAS është i ndërtuar në bazën e vullneteve politike”, tha Kume.