Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Opinion” ku foli rreth situatës së pandemisë në vendin tonë dhe çfarë pritet të ndodhë gjatë sezonit turistik.

Ministrja u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse do të jetë sërish ministre e Shëndetësisë në qeverinë e re të Ramës pas fitimit të zgjedhjeve të 25 Prillit. Manastirliu tha se ky vendim i takon kryeministrit ndërsa u shpreh se është e dedikuar që të çojë deri në fund përgjegjësinë që ka.

Blendi Fevziu: A keni biseduar dhe a do jeni sërish ministre e shëndetësisë në qeverinë e re Rama?

Ogerta Manastirliu: Kjo është vendimmarrje e kryeministrit.

Blendi Fevziu: Prandaj ju pyeta a keni biseduar me të.

Ogerta Manastirliu: Unë jam e dedikuar dhe fokusuar atë çoj deri në fund përgjegjësinë që kam sepse qeveria është deri në muajin Shtator. Vijon të ushtrojë funksionet e veta. Ne nuk kemi kohë për pushim, ky është një tagër që i takon kryeministrit për të zgjedhur qeverinë për të çuar përpara punët për aty ku ne duam ta shohim Shqipërinë në majë.

Blendi Fevziu: Ju do të donit të ishit sërish në të njëjtin vend?

Ogerta Manastirliu: Të punosh për vendin tënd është një privilegj, është një nder, është përgjegjësi e madhe kudo që të kërkohet angazhimi im, unë do të jem…

Blendi Fevziu: Të punosh për vendin jo vetëm ministre…

Ogerta Manastirliu: Unë flas të punosh për vendin. Nuk ka rëndësi ku je, por të punosh për vendin tënd dhe të bësh më të mirën që di për atë që të ngarkohet.

GEAM Sh.p.k