Përmes një lidhjeje Skype me “Ora News”, Sinoptikania Anira Gjoni tha se reshjet do të vazhdojnë në verilindjen e vendit, do të jenë si dëborë deri në orë 12 dhe në juglindje do të vazhdojnë deri të premten.

Gjoni: Reshjet do të vazhdojnë në verilindjen e vendit, do të jenë si dëborë deri në orë 12 dhe në juglindje do të vazhdojnë deri të premten. Mbi 800 metra do të vazhdojnë reshjet e dëborës, ndërsa pjesa tjetër me reshjet e shiut.

Reshjet pritet të jenë me intensitet të dobët dhe mesatare në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan. Nuk pritet reshje problematike.

Sa u takon temperaturave, minimalja në bregdet do të jetë 9 gradë dhe maksimalja 16 gradë. Në zonat malore minimalja do të jetë 0 ose 1 gradë dhe maksimalja 7 gradë.