Rusia dyshohet se ka furnizuar Korenë e Veriut me më shumë se një milion fuçi naftë që nga marsi i këtij viti, kështu thuhet në analizën e imazheve satelitore nga Qendra e Burimit të Hapur, një grup kërkimor jofitimprurës me bazë në Britani.

“Nafta është pagesa për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskën për të nxitur luftën e saj në Ukrainë”, thanë për BBC ekspertët kryesorë dhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

Këto transferime shkelin sanksionet e OKB-së, të cilat i ndalojnë vendet t’i shesin naftë Koresë së Veriut, përveç në sasi të vogla, në një përpjekje për të mbytur ekonominë e saj për ta parandaluar atë nga zhvillimi i mëtejshëm i armëve bërthamore.

Imazhet satelitore, të shpërndara ekskluzivisht me BBC-në, tregojnë më shumë se një duzinë cisterna të ndryshme nafte të Koresë së Veriut që mbërrijnë në një terminal nafte në Lindjen e Largët të Rusisë gjithsej 43 herë gjatë tetë muajve të fundit.

Fotot e mëtejshme, të marra të anijeve në det, duket se tregojnë cisternat duke mbërritur bosh dhe duke u larguar pothuajse plot.

Koreja e Veriut është i vetmi vend në botë që nuk lejohet të blejë naftë në tregun e hapur. Numri i fuçive të naftës së rafinuar që mund të marrë është kufizuar nga Kombet e Bashkuara në 500,000 në vit, shumë më poshtë sasisë që i nevojitet.

Top Channel