Biznesmeni Eduart Reçi, 52 vjeç u vra për shkak të konflikteve për pronat.

Si autorë të atentatit ndaj tij u arrestuan dy vëllezërit Florian Dukaj 45 vjeç  dhe Shkëlqim Dukaj 48 vjeç. Ky I fundit rezulton se ishte punonjës policie në komisariatin numër dy në sektorin e hetimit të krimeve. Ndonëse ka dyshime se biznesmeni u qëllua për vdekje  me vetëm një plumb nga 48 vjeçari , kjo ende nuk është konfirmuar mbi bazë dokumentare, ndërkohë që të dy mësohet se kanë mbajtur qëndrim mohues për ngjarjen.

Vrasja e Reçit në 13 nëntor, kryer në afërsi të banesës së tij u realizua mbasi viktima kishte nisur përpjekjet për të ndërtuar një tjetër pallat në zonë njofton policia. Por ky investim kërkonte edhe dakordësinë e shtetasve kufitarë me pronën që do të thotë me dy vëllezërit Dukaj, që siç e provojnë të dhënat ishin në një marrëdhënie konfliktuale me 52 vjeçarin. Biznesmeni kishte kryer denoncime në prokurori për disa konflikte për truallin, por çështja ishte mos filluar.

Mbasi u qëllua me një plumb në kokë ku dhe ndërroi jetë në spital policia e mbajti përmbi 12 orë skenën e krimit të rrethuar. gjatë këtyre orëve për policinë e paqartë vendi prej nga ku një qitës shkrepi armën  e zjarrit, dhe një kamera sigurie tregonte vetëm momentin kur i ndjeri rrëzohet përtokë. Nga këqyrja e imtësishme të zonës nuk kishte largim të autorëve të dyshuar nga ky perimetër dhe kjo i bindi hetuesit se autorët banonin aty pranë. me një sërë pikëpyetjesh grupi hetimor me urdhër të prokurorit kreu eksperiment hetimor prej të cilit u  përcaktua saktësisht vendin prej nga u shkrep një plumb ndaj shënjestrës.

Menjëherë mbas këtij momenti me një vendim gjykate janë ushtruar kontrolle në tre vende si në  banesën, lokalin dhe një magazinë në pronësi të dy vëllezërve Dukaj.  si prova inkriminuese policia numëron  një armë zjarri pjesërisht të dëmtuar, gjashtë objekte të ngjashme me silenciatorë, si dhe pjesë që përdoren për silenciatorët. Si edhe dy jelekë antiplumb dhe pajisje elektronike që dokumentojnë veprimtarinë e dy të dyshuarve për vrasjen e cila klasifikohet e kryer me paramendim.

Top Channel