Një 27-vjeçar ka rënë dje, 17 qershor, në pranga të policisë në fshatin Qeha, pasi ditën e djeshme kishte kanosur me thikë shoferin e një taksie në aksin ‘Tiranë-Elbasan’. Nën kërcënimin e thikës, ai kishte arritur t’i merrte një shumë parash dhe një varëse që kishte shoferi në qafë.

Nga hetim ka rezultuar se i riu është autor i 5 vjedhjeve të tjera kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

-më datë 05.06.2026, në tregun e Fushë Krujës, ka vjedhur një shumë eurosh, në portofolin e një shtetasi;

-më datë 10.06.2026, në një biznes në rrugën “Llazi Miho”, Tiranë, nëpërmjet kanosjes me mjet prerës, ka vjedhur një shumë parash dhe një varëse floriri;

-më datë 12.06.2026, nëpërmjet kanosjes me një send të ngjashëm me armë zjarri, ka vjedhur varësen e floririt që mbante pronari i një subjekti në rrugën “Skënder Kosturi”, Tiranë, dhe e ka goditur me grusht, këtë shtetas;

-më datë 15.06.2026, në fshatin Derven, Fushë Krujë, dyshohet se nëpërmjet kanosjes me mjet prerës, i ka vjedhur drejtuesit të një taksie, një shumë parash, 2celularë dhe 1 orë dore;

-më datë 17.06.2026, në fshatin Shënavlash, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë, drejtuesit të një taksie, portofolin me para, si dhe celularin.

Sakaq, hetimet po vijojnë për dokumentin e të tjera rasteve të grabitjeve me autor 27-vjeçarin.

GEAM Sh.p.k