Që prej muajit korrik të 2023 Shqipëria nuk përfiton fonde për bujqësinë nga BE.

Ndërprerja e fondeve IPARD II u bënë pas hetimeve të ndërmarra nga njësia antiukorrupsion e BE, OLAF, me akuzën se 33 milion euro janë vjedhur. Kjo akuzë tashmë që po hetohet edhe nga SPAK.

Ndryshimet në qeveri, largimi i ministres Frida Krifca, në kohën e të cilës ndodhi ndërprerja e fondeve dhe ardhja në krye të ministrisë së bujqësisë Anila Denaj, me gjithë përpjekjet e bëra  autoritetet shqiptare nuk arritën do të bindin BE për të çelur fondet IPARD III, që kapnin vlerën e 146 mln eurove.

Ndërkohë që Serbia për vitin 2025 do të marrë 288 mln euro. Ja çfarë thuhet në raportin e BE: “Ka patur progres të progres të kufizuar në ndërtimin e kapaciteteve administrative. Megjithatë nevojitet ngritja e kapaciteteve dhe mbikëqyrja për të siguruar përfundimin e IPARD II dhe fillimin e IPARD III në përputhje të plotë me parimit të menaxhimit të shëndoshë financiar”.

BE ka qenë i gatshëm të japë financim për bujqësinë shqiptare që në vitin 2006, por arriti të përthithë fonde vetëm në 2018 afërsisht 70 mln euro nga programi IPARD II, ku  mendohet se gjysma e këtyre fondeve kanë shkuar në rrugët e korrupsionit

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço thotë: “Bashkimi Europian i bllokoi këto fonde për Shqipërinë. Praktikisht Shqipëria qoftë vitin e kaluar, apo edhe këtë vit nuk mund të përfitojë nga këto fonde derisa BE të jetë i garantuar që këto fonde nuk do të shpërdorohen. Për të bërë një diferencë Serbia mori nga këto fonde për vitin e ardhshëm rreth 280 mln euro, ndërsa Shqipëria zero.”

Mungesa e subvencioneve dhe financimeve sjell rritje të kostos së prodhimit, ndërkohë që Ministria e Bujqësisë ende nuk ka shpërndarë financimin për naftën për fermerët.

“Përtej debatit të shpërdorimit të fondeve janë ndërtuar me dhjetëra sera që kanë shërbyer për modernizimin e bujqësisë, për konservimin e produkteve bujqësore, kanë shërbyer edhe për rritjen e eksporteve të produkteve bujqësore shqiptare. Kjo do të ndikojë në të ardhmen në frenimin e bujqësisë”, shton Muço.

Bujqësia është pjesë e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, kapitujt 11 dhe 12.

Top Channel