Antarët e partisë Socialdemokrate të Elbasanit kanë zhvilluar paraditen e sotme homazhe pranë bustit të Aqif Pashës me rastin e 25 Nëntorit që përkon me shpalljen e pavarësisë së qytetit.
Në mënyrë simbolike për të nderuar të gjithë ata që dhanë jetën dhe kontribuan për pavarësinë e qytetit PSD vendosi edhe kurorën me lule!
Kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj shprehu mirënjohjen e thellë për çdokënd që luftoi për Elbasanin.
Statusi i plotë:
Erion Murataj “Sot bashkë me kolegët e Partisë Socialdemokrate Elbasan vendosëm një kurorë në respekt të sakrificës , veprës dhe guximit të atyre burrave që e vendosën #elbasan -in si diamantin e parë të kurorës së pavarësisë.
Them se ka ardhur koha që brezi i ri të shpallë mëvetësinë sërisht, kësaj herë nga të paburrat e politikës 33 vjecare !
Gëzuar ELBASAN !
QOFSHË I LIRË E I PAVARUR PËRJETË