Përfaqësuesit e PS kanë propozuar 11 majin si datën e zgjedhjeve 2025.

Propozimi është bërë nga përfaqësuesit Blendi Klosi dhe Niko Peleshi, pas takimit të zhvilluar me presidentin Bajram Begaj.

Sot presidenti Begaj kishte planifikuar takime edhe me përfaqësues të PD, por kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi deklaroi pak ditë më parë se do të refuzojë konsultimet.

Sot Begaj pritet të presë në zyrë edhe kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi.

Në 21 nëntor presidenti pati takim me Partinë e Lirisë. Ata kërkuan nga presidenti të dekretojë çdo datë që i lejon Kodi Zgjedhor, veç asaj që kërkon PS.

Kreu i shtetit zhvilloi takime edhe me krerët e tjerë të partive të vogla opozitare që kërkuan zgjedhje më 4 maj.

Top Channel