Një punonjës servisi në Pukë ka mbetur i lënduar, pasi gjatë punës një automjet ka shpërthyer në flakë.

Policia bën me dije se gjatë kohës kur punonjësi ka qenë duke salduar në një makinë, kjo e fundit ka shpërthyer në flakë.

Si pasojë është djegur mjeti dhe lënduar lehtë punonjësi.

“Rreth orës 19:00, në qytetin e Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A, është shkaktuar zjarr.

Si pasojë është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën punonjësi që kryente saldimin e automjetit, shtetasi Sh.G.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Top Channel