Inter-Liverpool është finalja e madhe e Champions League në Mynih. Ky është parashikimi i OPTA-s për kompeticionin më të rëndësishëm për klube, duke marrë parasysh gjasat e skuadrave, forcën dhe rezultatet e arritura deri më tani.

The Reds dhe zikaltërit po zhvillojnë paraqitje të mira dhe me formatin e ri pozicionohen përkatësisht në vendin e parë dhe të dytë.

Liverpool ka probalitetin më të madh për të fituar Champions League me 20.7%, i ndjekur nga Inter me 14.9%. Më pas, vijnë skuadra si Arsenal, City, Atalanta dhe Real. Pritej diçka më mirë nga Opta sa i takon renditjes shanseve që ka Bayern apo Barcelona.

Për Liverpool dhe Inter, kalimi i fazës 1/16 duket thjeshtë një formalitet, pasi nuk ka më dyshime.

Përllogaritësi i Opta ofron edhe parashikime të tjera, skuadra e Inzaghit ka 16.3% mundësi për të përfunduar në vendin e tretë, 9.4% për të përfunduar në vendin e katërt dhe 6.9% për të përfunduar në vendin e pestë.

Sa i takon ekipit të Slot, shanset për të arritur në gjysmëfinale janë 51.3%.
Finalja e madhe e Champions League do të mbahet me 31 maj 2025 në “Allianz Arena”. Formati i ri i këtij kompeticioni ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e tifozëve, që në këtë sezon do kenë fatin të shikojnë më shumë ndeshje.