Përveç atentatit të shqiptarit Ari Papa, media greke zbulon se në komunikimet e “Sky Ecc” janë zbardhur rreth 70 raste të trafikut dhe shitjes së drogës duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë e Spanjën.

Mes personave të përfshirë në komunikime është edhe një i ri shqiptar i ekzekutuar në Shqipëri me shpërthim eksplozivi në automjetin e tij.

Në bisedat e zhvilluara gjithashtu ka dëshmi të disa anëtarëve që kanë qenë të burgosur në burgun e Koridhalos dhe që gëzonin privilegje të veçanta, madje duke arritur me ndihmën e zyrtarëve të futnin edhe vajza e gra në burgje.

Lidhur me trafikun dhe shitjen e drogës, mësohet se vlera totale e lëndës narkotike që kishte kaluar në duart e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale arrin në 7.200.000 euro. Pastrimi kryhej me kompani makinash me qira, me bileta fituese në baste dhe me sistemin Hawala.

28 urdhër arreste janë lëshuar deri më tani në Greqi, ndërsa 6 grupe kriminale janë të përfshira në këtë hetim.

Top Channel