Sali Berisha ka shpërthyer me akuza të rënda ndaj Blendi Klosit, duke e cilësuar atë “kumarxhi i sëmurë”.

Berisha gjatë deklaratës së tij para gazetarëve Berisha tha se Edi Rama e “degdisi Blendi Klosin në Dibër se është një kumarxhi i sëmurë! Vengun e çoi te Çuçi, por janë të dy të diskredituar”.

“Së pari, degdisja apo transferimi i Blendi Klosit ka të bëjë me personalitetin e Blendi Klosit, i cili është i njohur tashmë, është i demaskuar si njëri nga bixhozxhinjtë më të mëdhenj të Shqipërisë.

Blendi Klosi është një kumarxhi i sëmurë, dhe nuk e pranojnë kudo që e çojnë, e përçmojnë.

Dhe tani ta çojë atje në Peshkopi, ata janë një republikë tjetër. Ata në fakt i japin ujë me bisht të lugës Blendi Klosit.

Kështu që e çojnë për ta internuar Blendi Klosin. As fiton, por i turpëruar prej tij prej borxheve të tmerrshme që ka krijuar me kumar, i sëmurë si kumarxhi, e çojnë tani gjoja në Peshkopi.

Kjo është historia e Blendi Klosit. Ka dërguar Pirro Vengun, i cili rezulton bashkautor në krime të rënda me drogën si drejtor porti, rezulton një ushtar i bandave dhe i Lubi Ballukut. Po pse? Se Çuçi edhe ai është i diskredituar. Çuçi është i refuzuar gjerësisht nga qytetarët e Vlorës.

Vëngun e dërgoi gjoja për të kompensuar imazhin e nxirë të Çuçit. E vërteta është se imazhi i Pirro Vengut është po aq i nxirë sa imazhi i Çuçit. Natyrisht ky thotë do dal haptas dhe u thotë atyre të tjerëve, por garën e tij do t’ua publikoj këto ditë stafin elektoral të Edi Ramës në Shkodër, do i shihni vetë se kush është staf elektoral i Edi Ramës.

Por e garantoj se nuk do e gëzojë atë mandat, nuk do e marrë dot. Koha fakton se po ecën në mënyrë të pamëshirshme për ne. Edi Rama do marrë vendin që u takon padrinove ose bosëve të organizatave kriminale”, tha ai.

Top Channel