Autokolona e shqiptarëve të diasporës, të nisur nga Londra dhe vende të tjera drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së sotme në Tiranë, ka mbërritur në Tiranë
Siç shihet edhe nga pamjet, dhjetëra automjete të mbuluara me flamuj kuqezi kanë krijuar një autokolonë kilometrike, ndërsa emigrantët kanë vijuar rrugëtimin me boritë e makinave.
Protesta e sotme kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 21-të, ndërsa pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha të zhvilluara në Tiranë, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i klasës politike.






