Trifon Murataj, bosi i kompanive “Bana King” dhe “Zico Sh.a” është liruar nga masa e “arrestit në burg”, duke u vendosur në masën e sigurisë “detyrim për tu paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore”.

Vendimi për lirimin e Murataj, vjen pas dy viteve qëndrim në kërkim, pasi në datën 4 nëntor 2022 gjatë operacionin “Again” ndaj Murataj u firmos një mandat “arresti me burg”.

Ky mandat arresti, nuk u ekzekutua asnjëherë nga Policia e Shtetit, duke bërë që Murataj të qëndrojë dy vjet me radhë i shpallur në kërkim pa u arrestuar në asnjë moment nga policia.

Mësohet se vendimi për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij, është marrë pak kohë më parë nga gjykata e Durrësit, e cila konstatoi se ndaj biznesmenit Trifon Murataj, nuk ishin kushtet e domosdoshmërisë që ndaj tij të vijonte të qëndronte në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg”.