Kuvendi është përfshirë nga debate mes maxhorancës dhe opozitës këtë të enjte.

Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin kësaj radhe.

Berisha: Marrëdhënia dhe veprimtaria e parlamentit rregullohen nga Kushtetuta dhe rregullorja. Me këtë akt që bëtë sot, ju keni regjistruar një rekord tjetër të zi në historinë e këtij narkoparlamenti. Nuk është diskrecion, por është detyrim kushtetues që titullari të paraqitet për të mbrojtur ligjin.

Nuk ka asnjë detyrim ligjor as moral opozita që të presë qoftë dhe një sekondë, ata të cilët e konsiderojnë parlamentin një mbledhje grupi të tyre, dhe çfarë grupi. Dhe ju duhet të mbroheni nga Kushtetuta dhe rregullorja dhe jo nga dëshmitarë të rremë, që ua jep fjalën këtu dhe në kundërshtim me çdo rregull flasin 10 minuta, gjoja në mbrojtje tënden, që në fakt ty të duan në hell, ta dish mirë këtë. Por ky nuk është preokupimi im, preokupimi është që marrëdhëniet në parlament të jenë ato marrëdhënie që parashikon Kushtetuta dhe rregullorja.

Top Channel