Deputeti i PS, Petro Koçi ka komentuar situatat e fundit në Kuvend, teksa në një debat me gazetarin Arion Sulo, tregoi çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Në debatin e ndodhur në “Top Story”, gazetari u shpreh se disa prej ministrave i kanë “tërhequr veshin” Elisa Spiropalit për arsyen se i ka dhënë më shumë kohë të flasë, një gjë që në një farë mënyre nuk u mohua nga deputeti.
Arion Sulo: Taulant Balla, Belinda Balluku dhe Blendi Klosi e kanë kritikuar zonjën kryetare të Parlamentit shumë fort për anësi të opozitës për seancën përpara tre javëve. I kanë “tërhequr veshin” dhe ti ose ke qënë aty dhe pohoje, ose thuaj që nuk e ke dëgjuar. Kjo ka qenë situata.
Petro Koçi: Sigurisht që kam qenë aty në mbledhjen e grupit…
Arion Sulo: Dhe e kanë akuzuar zotëri. Dhe poshtë, underground është marrëdhënia e saj e afërt me Gazment Bardhin e opozitës, kryetarin e grupit parlamentar…
Petro Koçi: Nuk ka qenë “tërheqje veshi” e askujt…
Arion Sulo: Sepse po lejon të flitet për portin e Durrësit, komisionin hetimor që po përflitet dhe që e bëri dje Berisha publik. Kjo është çështja. Prandaj zonja kryetare e Kuvendit është në atë pozitë.
Petro Koçi: Ke qenë ti apo kam qenë unë aty?! Në mbledhjen e grupit parlamentar u ngrit shqetësimi që nuk respektohet rregullorja për shkak të dhunës së opozitës dhe thanë që nuk është normale që kryetari i grupit parlamentar të PD-së të kalojë disa herë kohën që i jep rregullorja. Kështu që thamë se duhet reaguar.
Arion Sulo: Mos të lejohet më nga kryetarja kjo. T’ia heqin fjalën opozitës.
Petro Koçi: Kjo është banale që thua ti.
Arion Sulo: Jo banale është ajo që thoni ju se opozita fjalën ka.
Petro Koçi: Po mirë, ti e di sa herë s’kam folur unë se ata zotërinjtë dhe zonjat e opozitës kanë bërë lëmsh Parlamentin?!
Arion Sulo: Po në çfarë Parlamenti do flisni ju o Petro, kur juve s’ju vjen kryeministri?!