Mjetet e vogla lundruese në Vlorë e kanë të ndaluar të dalin në det, për shkak të përkeqësimit të motit.
Për shkak të këtyre kushteve hidrometeorologjike, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Përgjatë ditës, era do të jetë shpejtësi 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.
Top Channel