Kombëtarja e Shqipërisë mbylli vitin 2024 me ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve. Një kompeticion që nuk shkoi dhe aq mirë, ndërsa momentet më të bukura u përjetuan në Europianin e Gjermanisë.

Pesë janë lojtarët, që kanë marrë minuta për çdo ndeshje të këtij viti. Nga porta në sulm, Mitaj, Asllani, Bajrami, Laçi dhe Asani mund të quhen të preferuarit e Silvinjos.Kualifikueset e Botërorit kanë tashmë të gjithë vëmendjen te Kombëtarja. Gjithçka do të nisë në mars përballë Anglisë dhe po kundër tyre do të mbyllet në nëntor.