Telefonata e një vajze që pretendonte se ishte marrë peng, alarmoi policinë e Tiranës dhe Forcat Speciale. Sajma Qordja pretendon se është rrëmbyer dhe dhunuar nga disa djem, ndërsa prindërit e saj thanë se të bijën ua ka marrë peng i dashuri i saj.

Menjëherë forcat speciale të RENEA-s u angazhuan duke u ngjitur me litar në katin e tetë ku po qëndronte e reja për ta shpëtuar. I dashuri i vajzës ka marrë banesën me qira ditore ku ndodhej Qordja.

Ndërkohë pronari i banesës ka edhe një hyrje tjetër ngjitur me këtë banesë.

I dashuri i vajzës më pas ka marrë me qira edhe hyrjen tjetër. Policia kishte informacione se në këtë banesë kishte armë zjarri.

Sot efektivët kanë ndërhyrë në banesën e dytë ku kanë gjetur dy armë zjarri në tavolinë dhe shenja kokaine.

Banesa ka qenë thuajse e shkatërruar. Kur efektivët kanë trokitur në banesën tjetër që ishte e reja ajo ka filluar të bërtasë dhe është kyçur brenda dhe ka lajmëruar policinë.

“Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme. Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit”, njoftoi zyrtarisht policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve./vizionplus.tv