Një lajm që të mbush me mirësi dhe besim vjen nga policia e Elbasanit.

Efektivët e policisë të cilët kanë qenë në krye të detyrës duke lëvizur përgjatë aksit Elbasan-Peqin iu ka tërhequr vëmendjen një grua e moshuar e cila lëvizte përgjatë rrugës pranë fshatit Papër.

Menjëherë punonjësit e policisë kanë ndaluar mjetin dhe e kanë pyetur të moshuarën se ku po shkonte e vetme.

E moshuara iu ka thënë efektivëve se po shkonte në shtëpi në fshatin Paulesh të Peqinit në këmbë, pasi nuk kishte gjetur dot mjet për transport.

Të prekur nga sakrifica e kësaj nëne  menjëherë punonjësit e policisë i kanë ofruar ndihmë për ta dërguar në banesë në fshatin Paulesh në Peqin.

Këtë aks që e moshuara do ta bënte në këmbë dhe në errësirë falë punonjësve të policisë së Elbasanit ajo e bëri e sigurtë me efektivitet të cilët e dërguan pranë familjes së saj shëndoshë e mirë.